VIDEO/ Vidhet zyra e degës së Partisë Demokratike

Jugulajm.net
1 Min Read
Në prag të zgjedhjeve, vidhet zyra e degës së Partisë Demokratike në Cërrik.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.
Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.

Share This Article