Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dënoi ashpër përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të censuruar “TikTok-un”, duke e quajtur këtë një akt të papranueshëm ndaj lirisë së fjalës.

Gjatë një konference për mediat, Berisha theksoi se ky veprim është një tentativë për të mbyllur një platformë që është e ndjeshme ndaj postimeve me dhunë, por që nuk duhet të jetë objekt i censurës.

Ai akuzoi Ramën për përdorimin e preteksteve të pabaza dhe paralajmëroi për masa të përshkallëzuara kundër këtij akti, gjithashtu garantoi të rinjtë se, pas zgjedhjeve, një nga veprimet e para do të jetë hapja e TikTok-ut dhe ndëshkimi i atij që, sipas tij, ka shkelur Kushtetutën.

Berisha gjithashtu theksoi se Rama po shkel nenin 22 të Kushtetutës, i cili garanton lirinë e shprehjes.