Një person ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në Berat, i përplasur nga një makinë.

Në rrugën e  fshatit Pobrat, Dimal, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. H, 30 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. D., 55 vjeç, këmbësor, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit, është  shoqëruar menjëherë në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.