Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt paraqitet në SPAK

Jugulajm.net
1 Min Read

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, paraqitet në SPAK, me kërkesë të prokurorit Olsi Dado.

Xoxa do të pyetet për herë të parë si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet për veprën penale pastrim parash.

Dy javë më parë, me urdhër të SPAK, oficerët e BKH-së kanë ushtruar kontroll në banesën e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tek zona e “Kodrës së Diellit” në kryeqytet.

Kontrolli u ushtruar me vendim gjykate, i firmosur nga prokurori i SPAK, Ols Dado. Gjatë kontrollit, oficerët e BKH-së kanë sekuestruar telefonin e Ajola Xoxës.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur