FOTO/ 8 Marsi, marshim në shesh: Mos ma prek lirinë!

Jugulajm.net
1 Min Read

Një marshim i grave dhe vajzave u zhvillua sot në kryeqytet me rastin e 8 Marsit, ku vihet re edhe pjesëmarrje e burrave.

Fillimisht marshimi ka nisur në zonën e ish-Bllokut për të tu ndalur më pas përpara Kryeministrisë.

Pankartat që mbanin në duar të pranishmit e kishin theksin në krimet e kryera ndaj grave, ku cilësohet se krimet ndaj grave në shumicën e tyre nuk janë krime pasioni siç cilësohen.

“Nuk është krim pasioni, është Femicid”, “Mos ma prek lirinë”, “Kjo jetë është e jona, nuk e falim, nuk lejojmë të na ndalin”, thuhen në pankarta.

Share This Article