Policia e Fierit ka reaguar në lidhje me zjarrin që përfshiu gjatë orëve të natës katër automjete në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit.
Sipas Policisë shkak ka qenë një mjet tip “Benz” tek i cili kanë rënë fillimisht flakët, si pasojë e një shkëndije elektrike, e më pas flakët janë përhapur edhe te tre makina të tjera të parkuara ngjitur me të.