WhatsApp ka shtuar “kodet sekrete” për bisedat, duke i lejuar ato të kyçen dhe të fshihen.

Funksioni synon t’i lejojë njerëzit të kenë një bisedë që nuk do të jetë as e dukshme brenda listës së bisedave. Në vend të kësaj, ato mund të gjenden vetëm duke shtypur atë kod në shiritin e kërkimit në krye të aplikacionit.

Funksioni synohet si “një shtresë tjetër e privatësisë për mbrojtjen e bisedave tuaja më të ndjeshme”. Është ndërtuar për ata njerëz që mund të kenë nevojë të mbajnë plotësisht të fshehura bisedat e rëndësishme, madje edhe nga njerëzit që kanë akses në telefonin e tyre.

Funksioni pason një veçori të ngjashme, Chat Lock, e cila u njoftua në fillim të këtij viti.  Në atë kohë, Meta tha se planifikonte të lejonte përdoruesit të krijonin një fjalëkalim të personalizuar për bisedat e tyre, në mënyrë që ata të mund të përdorin një fjalëkalim unik të ndryshëm nga ai që përdorin për telefonin e tyre. Tani, gjashtë muaj më vonë, kompania ka përmbushur premtimin e saj.

Lançimi i veçorisë së re vjen disa javë pasi WhatsApp prezantoi një veçori të re të bisedës zanore të ngjashme me Discord për grupe të mëdha të quajtur “Voice Chats”.