Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në zonën e Kavalishencës në qytetin e Pogradecit.
Sipas policisë trupi nuk rezulton të ketë shenja dhune.
Dyshohet se 65-vjeçari, Minir Berberi, të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale ndërkohë që do jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Sipas uniformave blu viktima jetonte vetëm dhe njihej si përdorues i alkoolit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.