Një përleshje e ashpër ka ndodhur në burgun e Domokos në Greqi.
Sipas informacioneve, autori është një 48-vjeçar shqiptar dhe të plagosurit një 28-vjeçar algjerian dhe një 29-vjeçar palestinez.
Episodi i egër ndodhi për arsye ende të panjohur në orën 08:15 të mëngjesit të së martës, mes qelive 15 dhe 19.
48-vjeçari, i cili vuan dënimin me burg prej 34 vjet e 6 muaj për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe grup kriminal, plagosi me sende të mprehta dy personat që u transferuan në spitalin e Lamias.
Pas dhënies së ndihmës së parë, algjeriani i plagosur, i cili vuan dënimin me 10 vjet për grabitje dhe lëndim të rëndë trupor, është kthyer në burg në orën 16:40, ndërsa palestinezi, i cili vuan dënim 15 vjet e 10 muaj dënimi për drogë, grup kriminal, dhe arratisje ndodhet ende në spital.