Një rast i rëndë dhe tronditës është zbuluar, ku një mësues 60-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse vetëm 13 vjeçe. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin e Lushnjës. Sipas Policisë, 60-vjeçari me inicialet M.S., mësues në një shkollë në Lushnjë, dyshohet se i ka dërguar të miturës mesazhe me përmbajtje ngacmuese.
Një fëmijë 13-vjeçar duhet të jetë i mbrojtur në shkollë, ndërsa në këtë rast personi që duhej të ishte pjesë e atij ambienti të sigurt është pikërisht ai që dyshohet se ka kaluar kufijtë më të rëndë me një të mitur.
Pas denoncimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë bërë arrestimin e 60-vjeçarit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin komunikimet dhe rrethanat e plota të rastit.




