Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Shëndëlli, ku një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën.
Sipas informacioneve të para, fëmija është pickuar nga bletët dhe ka vrapuar duke rënë në një kanal me ujë.
Pasi është vërë re nga të afërmit është nxjerrë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit në Sarandë.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për gati 1 orë, fëmija 3-vjeçar nuk ka mundur të rikthehet në jetë.