Kandidatët e PD për kryetarë të bashkie, janë prezantuar para kryesisë së PD në Gjirokastër në vigjilje të startimit të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 15 majit. Dorian Lani, Adil Xhelili dhe Albert Malaj, kanë qenë tre nga shtatë kandidatët që janë prezantuar me strukturat drejtuese të PD së Qarkut të Gjirokastrës.
Ata kanë shpalosur tek anëtarësia e kryesisë, objektivat për zgjedhjet e majit dhe njëkohësisht vurën në pah problemet me të cilat ndeshet komuniteti i bashkive që ata përfaqësojnë respektivisht Gjirokastrën, Libohovën e Memaliajn.
Në takimin e djeshëm, ka asistuar edhe deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Prof.Dr. Tritan Shehu. Ky i fundit ka shfrytëzuar rastin që të prezantojë një analizë politike në vend e sidomos skandali i fundit McGonigal i cili sipas tij veçse ka forcuar vullnetin e afruar për fitoren e demokracisë. Në fjalën e tij, zoti Shehu ka thënë se egziston një shprehje besimi në këto ditë para protestës së 11 Shkurtit e cila është thirrur nga opozita në Tiranë.
Në takim, pjesmarrësit kanë shprehur besim se kandidatët e përzgjedhur nga anëtarësia, janë më të mirët mes demokratëve dhe si të tillë, nevojitet mbështetje pa rezerva.