Në mjediset e Shtëpisë Kadare, një nga hapësirat më përfaqësuese të trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës, u zhvillua Scientific Session I i Konferencës Ndërkombëtare “Sciences and Innovation for Sustainable Development”.
Studiues dhe pedagogë nga universitete e institucione të ndryshme prezantuan punimet e tyre në fushën e arsimit, shkencave humane, gjuhësisë, letërsisë dhe trashëgimisë kulturore, duke krijuar një atmosferë të pasur dialogu akademik dhe shkëmbimi idesh.
Zhvillimi i këtij sesioni në Shtëpinë Kadare i dha konferencës një dimension të veçantë, duke ndërthurur kërkimin shkencor me identitetin kulturor të qytetit të Gjirokastrës.






































