Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e së premtes, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi një gur dyshohet se u shkëput nga mali dhe ra mbi automjetin me të cilin po udhëtonte në aksin rrugor ”Prrenjas–Librazhd”, në fshatin Hotolisht.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 22:30, guri ka goditur automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Si pasojë e goditjes, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.




