Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën kombëtare ”Gjirokastër-Tepelenë”, pranë vendit të quajtur Subash.
Një automjet tip “Seat” me targa te Kosovës ka dalë nga rruga, duke përfunduar në fushë të hapur.
Në automjet udhëtonte një çift bashkëshortësh të cilët kanë mbetur të plagosur.
Ata janë transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.




