Nga Av Arben Llangozi
Kur bëhet fjalë për qytetarë të thjeshtë, apo zyrtar të dorës së dytë SPAK vepron me zhurmë, me kamera, me njoftime dhe me propagandë. Por kur bëhet fjalë për aferat më të mëdha të qeverisë Rama, për pasuritë publike, bregdetin, oligarkët, koncesionet dhe firmat politike, SPAK zhduket në heshtje.
Këtu ka vetëm dy mundësi: ose Edi Rama ka më shumë pushtet se SPAK, ose SPAK është kthyer në një institucion të kapur politikisht, që nuk guxon të prekë kreun e qeverisë.
Unë dyshoj fort te e dyta.
Sepse një drejtësi që nuk guxon të hetojë majën e pushtetit, nuk është drejtësi e pavarur. Është drejtësi selektive. Është drejtësi që godet poshtë dhe mbron lart.
Nëse SPAK nuk është nën presionin politik të Edi Ramës, atëherë le ta provojë me akte.
Të nisë hetime reale për aferat e qeverisë, për pasuritë e grabitura, për oligarkët e lidhur me pushtetin dhe për firmat që kanë dëmtuar interesin publik.
Heshtja përballë krimit të pushtetit nuk është neutralitet.
Është bashkëfajësi politike dhe morale.




