Plagosja me thikë, arrestohet 15-vjeçari

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë, e cila ndodhi pak minuta më parë në Fier. Përmes një njoftimi zyrtar, policia bëri me dije se autori është identifikuar dhe kapur nga policia.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre, ndërsa dyshohet se shkak janë bërë motive të dobëta. Pas sulmit, 15-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për një konflikt të ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, ku u plagos me mjet prerës shtetasi B. M., 29 vjeç, bëjmë me dije se është identifikuar dhe kapur autori i dyshuar, shtetasi G. A., Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article