Itali/ Prangosen 2 shqiptarë, fshehën kokainën poshtë jastëkëve dhe mijëra euro në çarçafë

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy shqiptarë  janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Mediet italiane shkruajnë se gjatë kontrollit në terren për parandalimin e trafikut të paligjshëm të drogës në zonën e Imprunetas, janë gjetur dhe sekuestruar 1.6 kg kokainë, një pistoletë e kalibrit 8 si dhe 25 mijë euro cash.

Shqiptarët kishin fshehur kokainë, me një peshë totale rreth 1.6 kg, brenda jastëkëve të divanit, si dhe 25 mijë euro kesh të mbështjellë në çarçafët.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur