Në rrugën e fshatit Gjashtë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin A. B. dhe pasagjer shtetasin F. Gj.

Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një armë zjarri pushkë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., 34 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.