Sherr, 15-vjeçari plagos me thikë punonjësin e ‘fast-food-it’

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme, ku një i mitur 15-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë një punonjës të një biznesi fast-food.

Ngjarja ka ndodhurnë pedonalen e qytetit të Fierit dhe sipas informacioneve paraprake, i mituri e ka qëlluar punonjësin me thikë në zonën e barkut, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre, ndërsa dyshohet se shkak janë bërë motive të dobëta.

Pas sulmit, 15-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, pritet të mësohen më shumë detaje mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit dhe rrethanat e plota të konfliktit.

Share This Article