Policia ka arrestuar në flagrancë një 51-vjeçar nga Memaliaj, pasi ishte i dehur në timon, ku si pasojë edhe doli nga rruga.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, për aksidentin në aksin “Tepelenë-Krahës”, informojmë se specialistët e Policisë Rrugore, në përfundim të veprimeve procedurale, arrestuan në flagrancë shtetasin Y. S., 51 vjeç, banues në Memaliaj, pasi rezultoi se e drejtonte automjetin që doli nga rruga, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.