Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në apartamentin ku jetonte me qira prej disa vitesh në lagjen “Partizani” në Elbasan.
Policia dhe shërbimi zjarrfikës të njoftuar nga fqinjët e pallatit ku ai jetonte pasi, nuk e kishin parë të dilte nga apartamenti gjatë ditëve të fundit kanë hapur derën kryesore dhe e kanë gjetur të pajetë në korridorin e apartamentit.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.
Trupi i 65-vjeçarit është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë nga Mjekësisë Ligjore.