Këtë të hënë u njoftua se kanë mbërritur në Shqipëri fletët e votimit të printuara në Slloveni për votuesit shqiptarë nga jashtë.
Afatet e njoftuara nga KQZ për shpërndarjen e fletëve të votimit janë: në Europë, nga data 15 deri më 22 prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15 deri më 25 prill.
Ndërkohë, KQZ ka publikuar edhe një informacion të rëndësishëm që lidhet me procedurën, që duhet të ndjekin shqiptarët që votojnë nga jashtë, pas marrjes së fletës së votimit.
Këto janë udhëzimet hap pas hapi që duhet të ndiqen për të kryer siç duhet votimin me postë.










