Luleshtrydhet me pesticide, fermerët në protestë

Jugulajm.net
1 Min Read
Fermerët në Fier protestuan këtë të hënë për shkak të refuzimit të pikat e grumbullimit për të blerë prodhimin e tyre të luleshtrydheve. Ata shprehen të revoltuar pasi pretendimet janë se produkti është i kontaminuar me pesticide, gjë që fermerët e mohojnë.
Sipas tyre, ky vendim vjen pas një rasti me luleshtrydhe të importuara nga Greqia që rezultuan të kontaminuara. Ata akuzojnë autoritetet, veçanërisht AKU-në, se nuk kanë kryer asnjë kontroll apo analizë në parcelat vendase.
Në shenjë proteste, fermerët kanë hedhur luleshtrydhet në tokë, duke theksuar dëmet e mëdha ekonomike, pamundësinë për të paguar punëtorët dhe rrezikun e braktisjes së bujqësisë nga brezi i ri.
Ata kërkojnë ndërhyrje të shtetit për të bërë analizat dhe për të garantuar tregtimin e drejtë të prodhimit të tyre.
Fermerët pretendojnë se janë rreth 300-400 të prekur nga kjo situatë dhe se përfitimet dhe subvencionet përfundojnë te pikat e grumbullimit, jo te prodhuesit e vërtetë.
Share This Article