- Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin F. G., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit në automjet, iu gjetën 48 kuti me pije energjike si dhe një sasi produkte mishi, të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M., 54 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ka kanosur me fjalë një 66-vjeçare, për motive të dobëta.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. H., 21 vjeç, banues në fshatin Sukë, Këlcyrë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.