Arrestohet 47-vjeçari delvinjot, ktheu banesën në depo armatimi

Jugulajm.net
1 Min Read

Kishte krijuar depo armatimi në banesë, arrestohet 47-vjeçari i dyshuar në Delvinë.

Policia e Vlorës dhe Sarandës njoftuan sot (7 prill) se finalizuan operacionin e koduar “Sunrise”, teksa sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, krehra fishekësh dhe municione, që mbaheshin pa leje.

“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, të cilat bënin me dije se një shtetas posedonte armë në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë organizuan dhe finalizuan me sukses, gjatë paradites së sotme, operacionin policor të koduar “Sunrise”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 47 vjeç, banues në Delvinë”, njoftoi policia vendore.

Armatimi u gjet pas kontrollit të detajuar të banesës së të dyshuarit Tozaj, ku veç dy armëve të zjarrit u zbuluan edhe 2 krehra pistolete dhe një sasi fishekësh.

“Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale”, sqaroi policia për hetimet që janë ende aktive.

Share This Article