Banorët e Tepelenës dhe Përmetit udhëtojnë larg për të marrë shërbime shëndetësore, ja arsyeja…

Jugulajm.net
1 Min Read

Rreth 16 mijë banorë të bashkive Tepelenë dhe Përmet janë sot të detyruar të udhëtojnë nga zonat më të thella drejt Gjirokastrës për të marrë shërbime shëndetësore të specializuara, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë në spitalet bashkiake.

Situata është veçanërisht problematike në Tepelenë, ku spitali është kthyer praktikisht në një qendër shëndetësore me vetëm dy mjekë dhe pa shërbime të specializuara, ndërsa spitali i Përmetit funksionon pa asnjë mjek specialist.

Në shumë raste, qytetarët detyrohen të vijojnë sorollatjen e tyre drejt spitaleve të Fierit, Vlorës apo edhe Tiranës, duke e rënduar edhe më tej barrën financiare dhe psikologjike për familjet e tyre.

Ndërsa spitalet lokale zbrazën nga mjekët, pacientët vazhdojnë të udhëtojnë, shpesh pa marrë përgjigjen që kërkojnë.

Share This Article