LAJM I FUNDIT!!(VIDEO) Zjarr në Golem, digjet 1 banesë

Jugulajm.net
1 Min Read

Zjarr ne fshatin Golem, Njësia Administrative Picar, Bashkia Gjirokaster, digjet nje banese. Forcat zjarrfikese me dy automjete shkuan urgjentisht ne vendngjarje, ku konstatuan fakët ne një banesë te pabanuar, ndërkohe qe rrezikoheshin edhe dy banesa të tjera.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, u bë e mundur shuarja e plotë e zjarrit dhe parandalimi i përhapjes së tij në banesat përreth.

Nga zjarri u dëmtua banesa e pabanuar dhe sidomos çatia e saj, e mbuluar me llamarinë.

Nuk pati persona të lënduar.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Share This Article