FOTO/ Zbulim arkeologjik në Qesarat të Tepelenës, del qyteti me 6 mozaikë të periudhës romake

Jugulajm.net
1 Min Read

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Qesarat të Tepelenës, ku një ekspeditë shqiptaro-italiane ka nxjerrë në dritë gjurmët e një kompleksi luksoz të periudhës romake, të pasur me mozaikë shumëngjyrësh.

Gjatë gërmimeve janë zbuluar gjashtë dysheme të dekoruara me mozaikë, të cilët përmbajnë motive gjeometrike, figura njerëzore dhe elementë të ndryshëm dekorativë. Gjithashtu, arkeologët kanë gjetur edhe fragmente pikturash murale.

Sipas studiuesve, kompleksi daton në shekullin IV pas Krishtit dhe ofron të dhëna të reja mbi jetën dhe zhvillimin e këtij territori gjatë periudhës romake.

Një prej zbulimeve më të veçanta është figura e Erosit, e ruajtur në një prej mozaikëve, pavarësisht dëmtimeve të pjesshme të strukturës.

Gërmimet u zhvilluan në kuadër të projektit shqiptaro-italian “Arkeologjia e peizazhit në zonën Tepelenë-Memaliaj”, nga Akademia e Studimeve Albanologjike, në bashkëpunim me Universitetin “Aldo Moro” të Barit.

Share This Article