Gjendet i pajetë 77-vjeçari, ja dyshimet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme pranë parkimit të  një lokali .

Deri më tani ka dyshime se 77-vjeçari mund të jetë përplasur nga një automjet në zonën e Liqenit të Farkës

Ndërkohë pista tjetër që po hetohet është ajo e vdekjes për shkaqe aksidentale pasi mendohet që i moshuari të ketë humbur ekuilibrin dhe të jetë rrëzuar në anë të rrugës.

Policia ka përjashtuar pistën e vrasjes.

Sakaq, hetimet po vijojnë me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Share This Article