Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në një pikë karburanti, qe nuk kishte nisur ende funksionimin në Sarandë.
Nga informacionet paraprake raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e incidentit.
Shpërthimi në Sarandë vjen vetëm pak javë pas një tjetër ngjarjeje të ngjashme në një pikë karburanti në Tiranë. Më 9 shtator, një shpërthim u regjistrua në zonën e Bërrylit, duke ngritur sërish çështjen e sigurisë në pikat e furnizimit me karburant.
Detaje të tjera priten në vijim, ndërsa vijojnë verifikimet në vendngjarje.




