Protesta para kryeministrisë dhe 35-vjetori i PS-së, Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen…

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave që ka marrë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në dy aktivitete që zhvillohen gjatë të premtes pasdite në Tiranë, konkretisht tubimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe festa e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Sheshin “Italia”.

“Në këtë kuadër, Policia e Tiranës njofton se nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve dhe tubimit, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët:

● “Papa Gjon Pali II”;

● “Dervish Hima”;

● “Lek Dukagjini”;

● “Gjergj Filipi”;

● “Hasim Zeneli”;

● “Themistokli Gërmenji”;

● “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”.

Gjithashtu, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Policia e Tiranës apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe këshillon përdorimin e akseve alternative të lëvizjes, si dhe respektimin e udhëzimeve të shërbimeve të Policisë në terren”, njofton policia.

Share This Article