Është dorëzuar në policisë 68-vjeçari i cili vrau bashkëshorten e tij me thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë.
Viktimë mbeti Lumturie Patushi, ndërsa autori i dyshuar është Hysni Patushi, bashkëshorti i saj.
Sipas të dhënave paraprake, dy bashkëshortët kanë pasur probleme edhe me herët.
Krimi ka ndodhur në banesën e vajzës së çiftit, ku Lumturie Patushi kishte shkuar për të mbajtur nipërit. Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodheshin edhe nipi i mitur i çiftit dhe dhëndri i tyre.
Ky i fundit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, policia ka arrestuar autorin e dyshuar në Kamëz dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të krimit.




