Aksidenti u shënua më 24 gusht 2025 pranë Shkollës së Muzikës në Fier dhe 35-vjeçari, Kreshnik Tomani, ndodhej prej 10 ditësh në gjëndje kome në spitalin e Traumës.
Babai i tre fëmijëve u përplas nga makina që drejtohej nga një 17 vjeçar pa patentë.
Pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “Liri Gero”, i mituri u arrestua në flagrancë për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, 17-vjeçari që ishte në timon pa patentë.




