FOTO/ Automjeti humb kontrollin dhe përmbyset, 2 të plagosur

Jugulajm.net
0 Min Read

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e kësaj së premteje në aksin  rrugor kombëtar “Korçë–Ersekë”, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur anash rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, në automjet ndodheshin dy persona, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet zjarrfikëse dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore

Policia Rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Share This Article