Sapo ka dhene doreheqjen kreu i Agjencisë së Trashegimise Kulturore Gjirokaster, Florian Hysi.
Shkak eshte bere ekspozimi ne menyre jo koshiente te manekinit, ku shpaloseshin rrobat e Çerçiz Topullit ne Muzeun Historik ne Kalane e qytetit te Gjirokastres.
Ekspizimi ne trajta jo te miremenduara dhe jashte pershtatshmerise se ekspozitures, shkaktoi reagim ne rrjetet sociale dhe ne media te ndryshme, aq sa detyroi zotin Hysi qe t’i paraqiste pak me pare doreheqjen e tij ne tryezen e kryebashkiakut te Gjirokastres, Flamur Golemi.
Vete Hysi ka dhene arsyet e ketij vendimi permes sqarimit te meposhtem, ku mes te tjerash, ka falenderuar kryebashkiakun Golemi dhe punonjesit e tij per besimin qe treguan ne kete periudhe te shkurter kohore, qe ka qene ne krye te ketij institucioni.
Teksti i doreheqjes se kreut te ATK Florian Hysi:
Deklaratë dorëheqjeje !
Pas një periudhe pune të përkushtuar në shërbim të trashëgimisë kulturore, muzeve dhe Gjirokastrës, kam vendosur të jap dorëheqjen time prej pozicionit që mbaj.
E bëj këtë vendim me përgjegjësi dhe me bindjen se çdo detyrë publike duhet të shoqërohet me përgjegjësi personale për çdo vendim veprim apo gabim që mund të ndodhë gjatë saj. Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua dhe marr të gjithë përgjegjësinë përsipër.
Largohem me mirënjohje për mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër për kolegët dhe veçanërisht për punonjësit e Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore me të cilët kemi punuar dhe realizuar ehumë më shumë më tepër sesa ishte bërë prej vitesh.
Dorëheqja ime nuk është dorëzim nga ajo që besoj. Është një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin !
Mbetem mirënjohës për punën e bërë, për përpjekjet tona dhe për çdo gjurmë që kemi lënë në muze dhe në kujtesën e Gjirokastrës.
Do të vazhdoj ta dua dhe ta mbështes Gjirokastrën, trashëgiminë e saj dhe kujtesën tonë kombëtare , në çdo formë që do të më jepet mundësia.
Ne u përpoqëm atë që u konsiderua gabim e korrigjuam dhe punën do t’a lëmë të flasë vetë.
Mirënjohje !
Florian Hysi
19.08.2026




