Çmimet e larta të karburantit dhe produkteve ushqimore po shtyjnë gjithnjë e më shumë banorë të qarkut të Dibrës të kalojnë kufirin drejt Maqedonisë së Veriut për të bërë furnizimet.
Diferenca prej afro 60 lekësh për litër po i shtyn qytetarët të udhëtojnë drejt shtetit fqinj, duke krijuar një fluks të shtuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Bllatës.
Në pikën kufitare janë krijuar radhë të gjata automjetesh, ndërsa drejtuesit raportojnë se presin për orë të tëra për të kaluar kufirin.
Përveç karburantit, banorët po shfrytëzojnë kalimin kufitar edhe për blerjen e produkteve të shportës, të nxitur nga çmimet më të favorshme në anën tjetër të kufirit.
Ndërkohë, marrëveshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për zbatimin e sistemit të kontrollit “One Stop” ende nuk ka hyrë në fuqi. Pavarësisht se marrëveshja u nënshkrua rreth dy muaj më parë, ajo vijon të presë ratifikimin nga parlamentet e të dy vendeve.




