Jugulajm.netJugulajm.netJugulajm.net
  • Aktualitet
  • Vendi
    • Bota
    • Kosova
  • Ekonomi
  • Politikë
  • Sport
  • Të fundit
Reading: Hapen aplikimet për strehim social, ja kush përfiton dhe dokumentet që duhen…
Font ResizerAa
Jugulajm.netJugulajm.net
Font ResizerAa
Kerko
  • Aktualitet
  • Vendi
    • Bota
    • Kosova
  • Ekonomi
  • Politikë
  • Sport
  • Të fundit
Have an existing account? Sign In
Follow US
© 2026 Te gjitha te drejtat e rezervuara nga JUGULAJM
EkonomiTë funditVendi

Hapen aplikimet për strehim social, ja kush përfiton dhe dokumentet që duhen…

Jugulajm.net
Last updated: 21 Gusht, 2026 8:29 pm
By Jugulajm.net
6 Min Read
Share
SHARE

Enti Kombëtar i Banesave ka hapur thirrjen për aplikime për programet e strehimit social, duke publikuar edhe kushtet, kriteret dhe dokumentacionin që duhet të përgatisin qytetarët që synojnë të përfitojnë.

Aplikimi kryhet online nëpërmjet platformës e-Albania, për shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”, ndërsa dokumentacioni që kërkohet ndryshon në varësi të situatës ekonomike, sociale, familjare dhe të strehimit të aplikantit.

Kriteret mbështeten në përcaktimet e Ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, ndërsa dokumentacioni synon të evidentojë gjendjen reale të familjes dhe përmbushjen e kushteve për përfitim.

Të ardhurat dhe gjendja ekonomike

Aplikantët duhet të provojnë të ardhurat dhe burimin e tyre, duke përfshirë, sipas rastit, të ardhurat nga punësimi, vetëpunësimi, pensioni, ndihma ekonomike apo pagesa e papunësisë.

Në dokumentacionin e kërkuar përfshihen: vërtetim ose deklarim për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre; vërtetim nga punëdhënësi për pozicionin e punës dhe pagën; dokumentacion për kontributet e të vetëpunësuarve; vërtetim për përfitimin e ndihmës ekonomike ose pagesës së aftësisë së kufizuar; vërtetim për pagesën e papunësisë; vërtetim për pensionin.

Kjo pjesë e dokumentacionit shërben për të përcaktuar profilin ekonomik të familjes dhe për të vlerësuar nëse ajo përmbush kriteret për një nga programet e strehimit social.

Kategoritë në nevojë kanë dokumentacion specifik

Përveç të ardhurave, në vlerësim merren parasysh edhe rrethana të veçanta sociale dhe personale që mund ta vendosin një individ ose familje në një pozicion më të pafavorshëm për sigurimin e një banese.

Për viktimat e dhunës në familje kërkohet urdhër mbrojtjeje ose urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje.

Ndërkohë, për kategori të tjera mund të kërkohet vetëdeklarim ose dokumentacion specifik, si: vetëdeklarim për përkatësinë në pakicën kombëtare rome ose egjiptiane; dokument për të miturit në konflikt me ligjin; vetëdeklarim për përkatësinë në grupimin LGBTI; certifikatë familjare për kategorinë vajzë-nënë.

Këto dokumente lidhen me kategoritë e përcaktuara nga legjislacioni për strehimin social dhe synojnë që në procesin e vlerësimit të merren në konsideratë edhe faktorët e veçantë socialë.

Aftësia e kufizuar, jetimët dhe familjet e punonjësve të rënë në detyrë

Një tjetër grup kriteresh lidhet me statusin social të aplikantit ose të familjes.

Në rast se aplikanti i përket një kategorie të veçantë sociale, duhet të paraqesë dokumentin që provon këtë status. Në këtë kategori përfshihen, ndër të tjera: personat me aftësi të kufizuara; personat me statusin e jetimit; personat e mbetur të pastrehë si pasojë e lirimit të ish-pronave; personat me statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” ose “azilkërkues”; familjet e punonjësve të rënë në detyrë.

Pra, vlerësimi nuk kufizohet vetëm te niveli i të ardhurave, por përfshin edhe rrethanat sociale që ndikojnë drejtpërdrejt në mundësinë e individit apo familjes për të siguruar strehim.

Përbërja e familjes, një tjetër kriter

Dokumentacioni familjar është gjithashtu pjesë e aplikimit. Për këtë qëllim kërkohet certifikata familjare, e cila shërben për të përcaktuar përbërjen e familjes dhe numrin e anëtarëve.

Për çiftet e divorcuara kërkohet edhe vendimi i gjykatës që përcakton kujdestarinë ose ngarkimin e fëmijës apo fëmijëve.

Ky dokumentacion merr rëndësi në përcaktimin e situatës familjare dhe në vlerësimin e nevojës për strehim.

Prona dhe kushtet e banimit

Një nga elementët më të rëndësishëm të procesit është verifikimi i situatës së strehimit dhe pronësisë.

Në varësi të situatës së aplikantit ose familjes, kërkohet dokumentacion nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, për të evidentuar nëse familja ka pasuri të paluajtshme dhe nëse ajo përmbush kushtet minimale të strehimit.

Dokumentet mund të përfshijnë: vërtetim për pronat e secilit anëtar të familjes; vërtetim për sipërfaqen e pronës, në rastet kur banesa është nën normat e strehimit; vërtetim për mungesën e pronës së përdorshme për strehim, për secilin anëtar në rastet e parashikuara; vërtetim se anëtarët madhorë të familjes nuk kanë aplikuar për legalizimin e një banese.

Këto të dhëna synojnë të përcaktojnë nëse aplikanti është realisht i pastrehë, nëse banesa që disponon nuk plotëson normat e përcaktuara ose nëse ndodhet në një nga situatat e tjera të parashikuara nga ligji.

Dokumentet personale dhe vendbanimi

Në dosjen e aplikimit kërkohet edhe dokumentacioni bazë personal. Aplikanti duhet të paraqesë certifikatën e lindjes, ndërsa për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit kërkohet edhe vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku kërkohet strehimi social.

Ky kriter lidhet me verifikimin e lidhjes së aplikantit me njësinë vendore ku kërkohet përfitimi.

Si bëhet aplikimi?

Procesi i aplikimit zhvillohet online në e-Albania, përmes shërbimit “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”.

Qytetarët duhet të identifikojnë kategorinë në të cilën bëjnë pjesë dhe të përgatisin dokumentacionin përkatës përpara se të dorëzojnë aplikimin. Jo çdo aplikant duhet të paraqesë të gjitha dokumentet e listuara, pasi kërkesat varen nga gjendja ekonomike, familjare, sociale dhe e strehimit.

TAGGED:Hapen aplikimet për strehim socialja kush përfiton dhe dokumentet që duhen
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link
Previous Article FOTO/ Nafta 60 lekë më lirë, shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut, radhë kilometrike në Bllatë

Na ndiqni

FacebookLike
YoutubeSubscribe
WhatsAppFollow

Me te lexuarat

Hapen aplikimet për strehim social, ja kush përfiton dhe dokumentet që duhen…

FOTO/ Nafta 60 lekë më lirë, shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut, radhë kilometrike në Bllatë

Rama premtoi Ksamilin pa privatë, një vit më pas “plazhi publik” ka vetëm 24 çadra

Demokracia është dhe fillon aty ku qytetari zgjedh …

EMRI/ Nuk kthehet nga leja, arratiset nga burgu i dënuari

- Reklama-
Ad image
- Reklama-
Ad image

Lajme te tjera

AktualitetTë fundit

Kërkesa e Alda Klosit të hënën në Apel: Kam mamanë sëmurë ndaj…

1 Min Read
AktualitetTë funditVendi

FOTO/ 2 turistë francezë bllokohen në Përmet, policia i shpëton

2 Min Read
AktualitetTë fundit

VIDEO/ Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, uron bashkëqytetarët për Pashkën Ortodokse

0 Min Read
AktualitetTë fundit

Prokuroria dryshon akuzat për Rrajat, do të hetohen për “plagosje të lehtë”

1 Min Read

Jugulajm.net eshte agjencia me serioze e lajmeve ne jug te Shqiperise. Tek ne do te gjeni informacione te fundit, investigime dhe lajme qe nuk do t’i gjeni askund. Lajmet e Jugulajm.net jane prodhim i Jugulajm.net dhe nuk lejohet kopjimi i tyre.

Linqe te shpejta

  • Sport
  • Turizëm
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?