LAJM I FUNDIT/Vrasja në Ksamil, Gjykata jep masat, ja kush ngelet në burg dhe kush lirohet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, ku humbi jetën një turist.

Për autori ne dyshuar Sokrat Vata është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Po ashtu me masën e arrestit me burg janë lënë edhe dy shtetasit turq, Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu.

Për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është caktuar arresti në burg për një afat 45-ditor.

Ndërkohë, për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun dhe Kristo Koshon është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Share This Article