I dyshuari Vata pranon krimin, dëshmon para gjykatës: S’e di se si…

Jugulajm.net
2 Min Read

Është zbardhur dëshminë e Sokrat Vatës, të dyshuarit për vrasjen e 21-vjeçarit portugez në Ksamil, para trupit gjykues të Gjykatës së Sarandës.

Vata ka pranuar autorësinë e krimit, por ka sqaruar rrethanat e ngjarjes, duke pretenduar se nuk e ka kuptuar momentin kur ka goditur me thikë turistin, për shkak të sherrit masiv që kishte shpërthyer.

Para trupit gjykues, Sokrat Vata u ka kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës dhe ka shprehur pendesë për atë që ka ndodhur.

“U kërkoj ndjesë familjarëve të viktimës, u shpreh ngushëllimet e mia, jam penduar për atë që ka ndodhur. Një grup turistësh francezë ishin brenda në lokal. Ata po bënin zhurmë, shoku im u kërkoi që të mbanin qetësi, por ata nuk u bindën dhe filluan të na shanin. U afruam më afër dhe u kërkuam sërish të mbanin qetësi, por ata filluan të na godisnin. Gjatë përleshjes fizike kemi dalë në pjesën e jashtme. Njëri nga ata kishte një thikë. E kam neutralizuar dhe i kam marrë thikën. Në këtë moment, dikush nga turistët e huaj më goditi me shkelm në nofull. Aty jam rrëzuar dhe ata kanë tentuar të më godasin sërish. Instinktivisht kam lëvizur dorën për t’u mbrojtur. Nuk e kujtoj si e kam goditur, pasi isha në shok. Nuk e dija nëse ndonjëri nga ata ishte plagosur, pasi ishin shumë. Nga shoku jam larguar”, ka deklaruar Vata.

Share This Article