Aksident, “Fordi” del nga rruga, plagoset shoferja 27-vjeçare dhe nëna e saj pasagjere

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Korçë, ku një 27-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte dhe automjeti tip Ford ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesja e mjetit, 27-vjeçarja D.M., së bashku me nënën e saj, e cila ishte pasagjere në automjet.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:35, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, shtetasja D.M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit, shtetasja D.M., si dhe nëna e saj, pasagjere në automjet.

Të dyja janë dërguar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article