Në librin e tij të famshëm Les Prophéties, të botuar në vitin 1555, Michel de Nostredame – i njohur si Nostradamus – kishte shkruar për të ardhmen e njerëzimit, duke paralajmëruar për luftëra shkatërruese, fatkeqësi natyrore dhe sëmundje vdekjeprurëse. Në mesin e këtyre profecive, ai përmend edhe vdekjen e një Pape shumë të moshuar dhe pasoja për Kishën Katolike.
Një nga vargjet e Nostradamusit thotë:
“Me vdekjen e një Pontifi shumë të moshuar, do të zgjidhet një romak i ri. Për të do të thuhet se dobëson fronin, por ai do të qëndrojë gjatë.”
Në një tjetër profeci të tij përmendet:
“Një burrë i ri me lëkurë të errët, me ndihmën e një mbreti të madh, do t’ia dorëzojë çantën një tjetri me ngjyrë të kuqe.”
Këto vargje kanë ngjallur diskutime të shumta, sidomos tani pas vdekjes së Papa Françeskut. Ndërsa shumica i konsiderojnë këto thjesht si interpretime të lira, të tjerë besojnë se mund të jenë paralajmërime për një kapitull të ri në historinë e Vatikanit dhe të Kishës Katolike.