Kapen cigare kontrabande ne Kakavije, vihen ne pranga dy shoferet e autobuzit. Krimi Ekonomik ne Drejtorine Vendore te Policise Gjirokaster, zbulon sasine e madhe e cigareve kontrabande fshehur ne autobuzin e linjes “Athine-Tirane”.
Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem ne Kakavije, kur autobuzi i linjes se udhetareve “SAIMIR TRAVEL”, qe pershkon linjen “Tirane-Athine-Tirane” eshte kapur ne te dale te Doganes ne Kakavije, duke lene zbuluar doganieret e turnit, qe mesa duket kane lene penetrimin ne territorin shqiptar te sasise se madhe te kontrabandes se cigareve.
Behet e ditur se kane qene rreth 90 steka cigare te fshehura ne vende sekrete te mbullura ne pjese te ndryshme te autobuzit.
Mes tyre, disa canta me rroba pa fature blerje dhe zhdoganimi.
Per momentin jane proceduar penalisht shoferi dhe personi tjeter pergjegjes ne autobus, ndersa pritet dhe arrestimi i dy doganiereve te turnit dhe pergjegjesit te turnit pas kryrjes te veprimeve te para, si kqyrje pamjeve filmike te kamerave te doganes, sekuestrime e kqyrje telefonash e pastaj do te konkuldohet per implikimin e doganiereve.




