EMRI-FOTO/ 29-vjeçarja shqiptare vritet nga bashkëshorti në Kanada, ishte nënë e 4 fëmijëve

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 29-vjeçare shqiptare është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Brampton, Kanada, ku burri e ka qëlluar në një parking, duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima, Savannah Kulla, ishte nënë e katër fëmijëve.

Pas krimit, autori ka marrë njërin nga fëmijët dhe ka tentuar të largohet me makinën e tij, por është qëlluar për vdekje nga policia gjatë përpjekjes për ta arrestuar.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe hetimet për zbardhjen e motiveve janë në vijim.

Share This Article