Një konflikt, i ndodhur dy ditë me parë në Tropojë përfundoi me humbjen e jetës të një 43-vjeçari, shtetasit Artur Dauti.
Autori i ngjarjes është vënë ne pranga.
Ende nuk dihen rrethanat që çuan në konflikt, po dyshohet se gjithçka ka ndodhur për motive të dobëta.
Tropojë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.