Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, autori i dyshuar një 20-vjeçar shqiptar, arrestohet nga policia

Jugulajm.net
2 Min Read

Kanë dalë detaje të reja mbi vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u ekzekutua me armë mëngjeisne sotëm në Montecalvoli, në provincën e Pizës.

Mediat italiane bëjnë me dije se autori i dyshuar i vrasjes së Muharremit ëhstë një tjetër shqiptar, i cili ëhstë arrestuar nga policia në zonën e Arezzos.

Sipas raportimeve, autori është një 20-vjeçar shqiptar dhe u ndalua në orët e pasdites në një autostradë, duke shkuar drejt Romës.

Autoritetet e identifikuan shpejt autorin falë kamerave të sigurisë publike dhe private në zonë dhe targave të të automjetit me të cilin ai udhëtonte, një Range Rover gri.

Ngjarja:

Ngjarja e rëndë ndodhi në via della Repubblica, në provincën e Pizës. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, i riu po kthehej në shtëpi pas një mbrëmjeje të kaluar në një pub në zonën e Valderës, ku dyshohet se kishte ndodhur edhe një konflikt.

Ai udhëtonte me makinë së bashku me një mik dhe një kushëri, ndërsa ishte i ulur në vendin e pasagjerit. Teksa automjeti po kalonte në qendër të fshatit, një makinë tjetër i është afruar ose e ka ndjekur në lëvizje.

Nga makina u qëlluan të paktën tre plumba, sipas dëshmive të disa banorëve të zgjuar nga të shtënat. Plumbat e kanë goditur 25-vjeçarin në qafë, duke i shkaktuar plagë fatale.

Shërbimet e emergjencës mbërritën brenda pak minutash. Personeli mjekësor tentoi për një kohë të gjatë ta mbante në jetë, por i riu nuk arriti të mbijetojë.

Deri më tani, hetuesit kanë marrë në pyetje dy dëshmitarë dhe po vijojnë kërkimet për autorin.

Share This Article