Arrestohet 41 vjeçari, ishte shpallur në kërkim për…

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia Rrugore e Tiranës ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar me 5 vite burgim nga Gjykata e Apelit, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi M. A., 41 vjeç.

Pas verifikimeve ka rezultuar se ai ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vunë në pranga 41-vjeçarin, me qëllim ekzekutimin e këtij vendimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article