Zbardhen detaje të reja në lidhje me arrestimin e shqiptarit, i cili akuzohet se ka tentuar që të përdhunojë një 20-vjeçare në Greqi.
Ngjarja ndodhi në zonën e Nicës, pas orës 01:00 të mëngjesit të së dielës.
Personi që shihni në foto me inicialet S.K., i është afruar vajzës teksa ajo ndodhej në rrugën Mystra, me qëllimin, siç pretendonte ajo, ta përdhunonte.
Vajza ka gjetur guximin dhe ka rezistuar, por sulmuesi i dyshuar nuk është ndalur me kaq dhe e ka goditur me grusht, për pasojë vajza ka përfunduar e dhunuar në spital.