LAJM I FUNDIT/ 1 person i pajetë gjendet në mes të sheshit, ja dyshimet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të mërkure në mes të sheshit në qytetin e Tiranës.

Policia ndodhet në vendngjarje, pranë stadiumit “Air Albania”.

Dyshohet se personi në fjalë ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Sipas raportimeve, personi ende i paidentifikuar, teksa ecte është rrëzuar në tokë papritur.

Pritet që ekspertiza të zbulojë shkaqet e vdekjes së personit identiteti dhe mosha e të cilit ende nuk dihet, ndërsa blutë e Tiranës ndodhen në vendngjarje.

Share This Article