Një 25-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri mëngjesin e sotëm në një provincë të Pisas në Itali. Viktima, Kevin Muharremi, banues në Fucecchio u qëllua për vdekje kur ishte në makinë me një mik dhe një kushëri.
Vrasja ndodhi në orën 05:00 të mëngjesit të së shtunës, më 14 shkurt, në qendër të fshatit Santa Maria a Monte, përpara një bari.
Sipas informacioneve të para, ai po kthehej në shtëpi pas një nate në një pub në Valdera, ku dyshohet se pati edhe një sherr. Në makinë ishte me një mik dhe një kushërinj, ndërsa viktima ishte në vendin e pasagjerit.
Makina u afrua nga një tjetër automjet në lëvizje dhe nga ai mjeti u qëlluan të paktën tre të shtëna. Plumbat e goditën në qafë, duke i shkaktuar plagë fatale.




